Ballina Lajme Maqedoni Publikohen në ‘Youtube’ incizime për Milloshoskin, se si telefonon Vangelovskin për të...

Publikohen në ‘Youtube’ incizime për Milloshoskin, se si telefonon Vangelovskin për të ndërhyrë në një çështje për babanë e tij

Pesë biseda të përgjuara janë publikuar sot në Jutjub, në të cilat dëgjohet zëri i deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, si mes tjerash bisedon me ish-kryetarin e Gjykatës supreme, Jovo Vangellovskin, lidhur me lëndën me Shoqatën e shoferëve-Kërçovë, me të cilën është i përfshirë babai i tij.

Marketing

Në njërin prej incizimeve të publikuara në Në Jutjub kanalin e “Goli Tru” Milloshoski i thotë Vangellovskit se nga babai i tij ka marrë informacion për vendimin e Gjykatës supreme, i cili nuk është edhe aq i këndshëm. Lënda, sipas incizimit, kishte qenë tek gjykatësi Nikollçe Nikollovski, numrin e të cilit, sipas asaj që dëgjohet, Milloshoski e merr nga Vangellovski.

Milloshoski, sipas asaj që mund të dëgjohet në incizimet më pas lajmërohet direkt tek njëri prej gjykatësve, të cilët e udhëheqin lëndën, por edhe tek një person femër.

Exit mobile version