Publikohet formacioni – Me këta lojtarë Shqipëria do të startojë kundër Italisë

Shqipëria ndeshet përballë Italisë në “BVB Stadion” të Dortmundit, në takimin e parë të Kombëtares kuqezi në “EURO 2024”.

Marketing

“Top Channel” ka zbuluar rreshtimin që Sylvinho ka zgjedhur të hedhë në fushë për këtë sfidë.

Në portë do të jetë Etrit Berisha, ndërsa në mbrojtje janë zgjedhur Hysaj, Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj. Në mesfushë do të luajnë Asllani, Ramadani dhe Bajrami, ndërsa Seferi dhe Asani do të mbështesin Brojën në krye të sulmit.