Publikohet lista, Qeveria e Maqedonisë ndan 6.000 denarë për disa qytetarë

Sot është publikuar Lista sipas të cilës qytetarët mund të kontrollojnë nëse ndodhen në listën që kanë fituar ndihmë financiare nga Qeveria në vlerë prej 6.000 denarëve.

Marketing

Qytetarët mund të kontrollojnë nëse kanë fituar para KËTU, dhe gjithçka që nevojitet është të vendosni numrin amë për të parë nëse jeni të përfshirë.

Në ueb-faqen www.kupuvamdomasno.gov.mk theksohet se lista shtesë për punonjësit e filmit, artistët e estradës dhe prindërit vetushqyes do të publikohet më vonë.

Ndihma financiare u jepet qytetarëve me të hyra të vogla, shfrytëzuesit e pensionit, përdoruesve të ndihmë sociale, të rinjve të moshës prej 16-29 vjet, artistëve dhe personave tjerë të përfshirë në veprimtarinë e kulturës, punonjësit e filmit artistët e estradës.

Nga Qeveria theksojnë se ndihma për kategoritë e rrezikuara nuk do të shkojë përmes kartelave pagesore, por në mënyrë të drejtpërdrejtë në xhirollogaritë e tyre.

Marketing