“5 Herë Jo” tashmë u mësua se do të shfaqet në kinema nga dhjetori.
Filmi me protagonistë, Donald Veshajn dhe Bora Zemanin, premton një komedi romantike me përplot surpriza.
Së fundmi është publikuar një pjesë e këtij projekti që tregon pak nga ajo që do të shihni për një kohë të shkurtër.
Çifti do të sjellë disa copëza nga marrëdhënia e tyre, që pati edhe shumë ulje e ngritje.
“Copëzat e para të filmit që me bindje themi se do të rrëmbejë zemrat tuaja”, thuhet në njoftim.
Filmi u realizua nga Erion Bubullima me skenaristë, Olsi Çalën dhe Besnik Mustafën.
Pritet të shihet në vazhdim se çfarë kanë përgatitur çifti i famshëm shqiptar.