Publikohet video e dytë për rastin “Zhvatja“

Me titullin “Rasti dridh qeverinë në Shkup” sot në mëngjes në faqet e gazetës italiane “La Verita” është publikuar materiali i ri në lidhje me rastin “Zhvatja”.

Marketing

Në të fillimisht dëgjihet biseda mes Boki 13 dhe Orce Kamçev në të cilin Bojan kërkon shpjegim pse paratë janë me apoenë prej 50 eurove dhe jo më shumë, duke shprehur dyshimin se bëhet fjalë për ndonjë mashtrim. Aty Kamçev përgjigjet se në bankë nuk ka mundur të gjejë banknota më të mëdha.

Boki gjatë bisedës me Kamçev kërkon edhe një takim, ndërsa gjatë asaj bisede dëgjohet edhe një zë gruaje, e cila i thotë Kamçevit “mos u brengos, çdo gjë do të jetë në rregull!”.