Punëtorët nga Maqedonia, më produktivët në rajon

Një raport i ri nga një kompani analitike ndërkombëtare thotë se punëtorët në Maqedoninë e Veriut kanë treguar angazhim dhe produktivitet të ulët në vendin e punës krahasuar me vendet e botës. Por, Maqedonia e Veriut është përpara të gjitha vendeve të rajonit dhe është ngritur në tri vendet e para për sa i përket listës së Evropës.

Marketing

Raporti i kompanisë Gallup për bilancin global të fuqisë punëtore është publikuar në tetor të këtij viti.

Sindikatat e punëtorëve në Maqedoninë e Veriut thonë se punëtorët nuk angazhohen maksimalisht pasi nuk ndihen të motivuar.

Nga ana tjetër, punëdhënësit thonë se punëtorët nuk kanë aftësitë e domosdoshme, të cilat kërkohen në vendet e punës.