Punonjësi i NTP-së që kërcënoi se do vendoste bombë, ishte mekanik në stacionin Gjorqe Petrov

Ministria për Punë të Brendshme informon se sot është arrestuar personi J.I 28 vjeçar nga Buteli i punësuar si mekanik në stacionin e autobusëve në Gjorqe Petrov, pasi i njëjti ka kërcënuar se do të vendosë bombë në autobusët e NTP “Shkupi”, përcjellë Klan M.

Marketing

Puntorët dhe kolegët e tij për Klan Maqedoni thonë se ai ka qenë djalë i zellshëm dhe se nuk besojnë se ka pasur ndonjë qëllim të dëmtojë dikë.

Nga MPB thonë se po bëjnë kontrolle anti-terroriste dhe se po i ndërmarrin të gjitha masat për zbardhjen e rastit.

“Ditën e sotme zyrtarët e policisë ndaluan J.I. punonjës i NTP-së, pas një denoncimi të mëparshëm rreth orës 5 nga NTP, se nga emaili i tij në emailin zyrtar të NTP-së dhe në email-et e të gjithë drejtorëve, financave, shërbimeve ligjore dhe të tjera në NTP është kërcënuar se për shkak të mos marrjes së rregullt të pagave, ai planifikonte të vendoste bombë në një autobus të NTP-së, e cila do të shpërthente sot gjatë protestave. Po kryhen kontrolle antiterror dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Ndryshe, sot në mëngjesi i gjithë qyteti i Shkupit është në kaos, pasi autobusët e NTP-së janë tërhequr nga qarkullimi.