Punonjësit turistikë të mërkurën në protestë paqësore para Qeverisë

Me protestë të qetë para Qeverisë, të mërkurën më 29 korrik, punonjësit turistik do të tentojnë edhe një herë të tregojnë se pa mbështetje nga shteti nuk mund ta tejkalojnë situatën në të cilën u gjendën për shkak të koronavirusit.

Marketing

Siç kanë njoftuar, për protestën janë paraqitur më shumë se 700 pjesëmarrës të cilët do të ndiqen nga autobusë. Protesta do të fillojë simbolikisht para vendit “Drvo Dekor”, vendi nga i cili fillojnë turnetë turistike, ndërsa do të vazhdojë drejt bulevardit “Koço Racin”, rrugët “11 Tetori”, “Dimitrie Çupovski” dhe “Vasil Gllavinov”, pastaj bulevardet “VMRO” dhe “Ilinden” deri në Qeveri.

Ata thonë se protesta nuk ka asnjë prapavijë politike, ndërsa me faktin se mbahet në kohën e pandemisë, janë ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse, mbajtja e maskës dhe distanca.

“Vetëm bashkërisht do të arrijmë të luftojmë për ekzistencën e më shumë se 5.000 të punësuarve dhe më shumë se 300 agjencive në mbarë vendin”, thonë organizatorët e protestave.

Përveç që kanë kërkuar mbështetje nga shteti, kanë propozuar edhe masa konkrete në tejkalimin apo zbutjen e situatës.