Pushimi i lindjes planifikohet të jetë nga 11 deri në 13 muaj

Ministria e Punës nuk ka analizuar se sa mjete shtesë nga buxheti do të nevojiten, për të qenë në gjendje ta paguajnë pushimin e lindjes shtesë për tre muaj. Sipas Ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, Fondi Shëndetësor do të mundet ta marrë përsipër barrën, sepse paratë që i marrin janë nga arka e shtetit.

Marketing

“Implikimet financiare vijnë nga fondet e parashikuara në buxhet. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale transferon këto mjete në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, kështu që ato janë fonde nga buxheti qendror, ne bëjmë implikimet financiare, grupi i punës punon- deklaroi Jagoda Shahpaska – Ministre E Punës Dhe Politikës Sociale.

Punëdhënësit apelojnë me kujdes të analizohet zgjatja e pushimit të lindjes për shkak të mungesës së fuqisë punëtore.

“Ne mund të themi se nuk na intereson se sa do të rritet, ju mund të dyfishoni muajt e pushimit të lindjes, sepse dikush tjetër paguan, por në fakt nuk është ashtu, për shkak se kemi një treg pune shumë të reduktuar, nuk ka punëtorë, por duhet të mendojmë edhepër karrierën e atyre nënave, që do të kthehen nga puna- pohoi Angel Dimitrov – Organizata E Punëdhënësve.

Sindikatat presin që propozimi i tyre të shndërrohet në Ligj me të cilin përfundimisht do të vihet fokusi në familjen.

“Nisma që ne dhamë për 12 muaj pushim të lindjes, është në atë drejtim për të siguruar praninë sa më të madhe të nënës dhe fëmijës, dhe me situata kur për arsye të justifikuara nëna duhet të punojë, ose mungon në kujdesin e fëmijëve këtë ta bëjë njëri nga prindërit- tha Zdravko Cvetkovski-Sekretar i Federatës së Sindikatave

Draft versioni i zgjatjes së mundshme të pushimit të lindjes, pritet të publikohet në qershor, pas së cilës do të ketë debat publik. Është njoftuar të zgjatet pushimi i lindjes në 12 muaj, nga të cilët pesë muaj janë parashikuar si mungesë e detyrueshme e nënës, dhe në pjesën tjetër mund të kombinohen me babanë.

https://alsat.mk/pushimi-i-lindjes-planifikohet-te-jete-nga-11-deri-ne-13-muaj/

Marketing