Putin akuzon Ukrainën: Po saboton bisedimet e paqes

Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi Ukrainën për “sabotim” të bisedimeve të paqes me Rusinë.

Marketing

Sipas BBC, komentet me sa duket u bënë gjatë një telefonate 45-minutëshe midis liderit rus dhe kancelarit austriak Karl Nehammer.

Në një deklaratë Moska bën me dije se Putin mohoi që bllokada e porteve të Ukrainës nga vendi i tij është fajtor për ndërprerjen e furnizimeve globale të ushqimit, duke thënë se shkaku i vërtetë ishin sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Kancelari i Austrisë tha se qëllimi i telefonatës, ishte për të përcaktuar nëse mund të gjenden zgjidhje të mundshme humanitare në Ukrainë.

Ai gjithashtu shtoi se Putin tha se ishte gati të diskutonte një shkëmbim të burgosurish me Ukrainën.