Putin dhe Erdogan bisedë telefonike, ja për çfarë ranë dakord dy presidentët

Presidenti rus dhe ai turk kanë pasur një bisedë telefonike ditën e sotme.

Marketing

Zyra e shtypit të Kremlinit ka informuar se dy presidentët kanë rënë dakord për vazhdimin e koordinimit ndërmjet ministrive të mbrojtjes së dy vendeve me qëllim të daljes së sigurt të anijeve turke nga portet e Detit të Zi nëpërmjet një korridori humanitar detar të organizuar nga pala ruse.

“Udhëheqësit ranë dakord për vazhdimin e koordinimit midis ministrive të mbrojtjes të dy vendeve me qëllim të daljes së sigurt të anijeve turke nga portet e Detit të Zi përmes një korridori humanitar detar të organizuar nga pala ruse”,-thuhet në një deklaratë të zyrës së shtypit.

Ministri turk i transportit dhe infrastrukturës tha në mes të prillit se Ankaraja ishte në bisedime me Moskën dhe Kievin për anijet e saj të bllokuara pranë bregut ukrainas të Detit të Zi. Më vonë, ministri i jashtëm i Turqisë tha se disa anije mallrash turke mbetën të bllokuara në Detin Azov për shkak të minave, shkruan TASS./

Marketing