Putin do të nënshkruajë të premten aneksimin e 4 zonave të Ukrainës

Presidenti rus,Vladimir Putin, do të mbajë një ceremoni të premten ku do të nënshkruajë aneksimin e katër zonave të tjera të Ukrainës pas zhvillimit të të ashtëquajtuarave “referendume”.

Të ashtuquajturat votime u mbajtën në Luhansk dhe Donetsk në lindje dhe në Zaporizhzhia dhe Kherson në jug.

Marketing

Sipas BBC, presidenti rus do të mbajë një fjalim të madh në Kremlin. Një skenë tashmë është ngritur në Sheshin e Kuq të Moskës, me tabela që shpallin katër rajonet si pjesë të Rusisë.
Jehonë në mediat ndërkombëtare pati edhe aneksimi i Krimesë nga Rusia në 2014. Edhe ky aneksim erdhi si rrjedhojë e një referendumi. Megjithatë, nuk u zhvillua asnjë monitorim i pavarur i procesit dhe kishte raporte për zyrtarë zgjedhorë që shkonin derë më derë të shoqëruar nga ushtarë të armatosur.

 

 

SHBA-ja ka thënë se do të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të referendumeve dhe vendet anëtare të BE-së po shqyrtojnë një raund të tetë masash.
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha të enjten se njerëzit në rajonet e pushtuara të Ukrainës ishin marrë nga shtëpitë dhe vendet e tyre të punës me kërcënim dhe në disa raste edhe me armë. “Kjo është e kundërta e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Dhe kjo është e kundërta e paqes.” tha ajo.

Media shtetërore ruse argumentoi se përdorimi i rojeve të armatosura ishte për qëllime sigurie, por ishte e qartë se kishte efekt frikësimin e banorëve.