Putin: Nga e premtja gazi rus paguhet me rubla, ndryshe kontratat ndërpriten

Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë një deklaratë në Moskë pas nënshkrimit të një dekreti që thotë se blerësit e huaj duhet të paguajnë në rubla (monedha ruse) për gazin rus që nga e premtja.

Marketing

Ai paralajmëron se kontratat do të ndërpriten nëse këto pagesa nuk bëhen.

Pas vendosjes së sanksioneve të reja kundër Rusisë, Putin thotë se “lufta ekonomike” kundër Rusisë filloi vite më parë.