Fillimisht e marrë me mosbesim, vaksina ruse kundër covid-19 rezultoi efektive dhe sot Sputnik V pranohet në qarqet shkencore, pretendon revista Lancet dhe kjo siç citohet më tutje gazeta kroate Juternj list është një konfirmim i suksesit shkencor dhe politik të Rusisë dhe Vladimir Putin.
Për Kremlinin, Sputnik V është prova e përsosmërisë së shtetit rus, të cilën Perëndimi e përdor dhe sanksionon. Putin madje e quan atë “vaksina më e mirë në botë”.
Zgjedhja e emrit është thellësisht simbolike. Ai u zgjodh për nder të satelitit të parë që u hodh në orbitë në 1957 nga shkencëtarët sovjetikë dhe kështu kaloi një konkurrent historik amerikan.
Me zhvillimin e suksesshëm të një vaksine kundër një sëmundjeje që ka prekur të gjithë botën, ekspertët rusë po kthehen në elitën shkencore të botës, e cila është e rëndësishme për këtë sektor të prekur nga krizat dhe korrupsioni pas shembjes së Bashkimit Sovjetik.
Rusia shumë shpejt bëri të ditur se ishte e gatshme të shpërndante vaksinën e saj në botë duke treguar se ishte e aftë të eksportonte edhe sende të tjera, jo vetëm armë dhe hidrokarbure.
Sputnik V deri më tani është aprovuar në pesëmbëdhjetë vende – nga ish republikat Sovjetike si Bjellorusia dhe Armenia, përmes aleatëve të saj Venezuelës dhe Iranit në Argjentinë, Algjeri, Tunizi dhe Pakistan. Sputnik është vaksinuar edhe në Serbi.