Ballina Lajme Botë Putin shfaqet triumfues për vaksinën ruse: Po e kërkon gjysma e planetit

Putin shfaqet triumfues për vaksinën ruse: Po e kërkon gjysma e planetit

Fillimisht e marrë me mosbesim, vaksina ruse kundër covid-19 rezultoi efektive dhe sot Sputnik V pranohet në qarqet shkencore, pretendon revista Lancet dhe kjo siç citohet më tutje gazeta kroate Juternj list është një konfirmim i suksesit shkencor dhe politik të Rusisë dhe Vladimir Putin.

Marketing

Për Kremlinin, Sputnik V është prova e përsosmërisë së shtetit rus, të cilën Perëndimi e përdor dhe sanksionon. Putin madje e quan atë “vaksina më e mirë në botë”.

Zgjedhja e emrit është thellësisht simbolike. Ai u zgjodh për nder të satelitit të parë që u hodh në orbitë në 1957 nga shkencëtarët sovjetikë dhe kështu kaloi një konkurrent historik amerikan.

Me zhvillimin e suksesshëm të një vaksine kundër një sëmundjeje që ka prekur të gjithë botën, ekspertët rusë po kthehen në elitën shkencore të botës, e cila është e rëndësishme për këtë sektor të prekur nga krizat dhe korrupsioni pas shembjes së Bashkimit Sovjetik.

Rusia shumë shpejt bëri të ditur se ishte e gatshme të shpërndante vaksinën e saj në botë duke treguar se ishte e aftë të eksportonte edhe sende të tjera, jo vetëm armë dhe hidrokarbure.

Sputnik V deri më tani është aprovuar në pesëmbëdhjetë vende – nga ish republikat Sovjetike si Bjellorusia dhe Armenia, përmes aleatëve të saj Venezuelës dhe Iranit në Argjentinë, Algjeri, Tunizi dhe Pakistan. Sputnik është vaksinuar edhe në Serbi.

Marketing
Exit mobile version