Presidenti Putin ka paralajmëruar ata që kundërshtojnë veprimet e Rusisë në Ukrainë “të mos e përkeqësojnë situatën” duke vendosur më shumë kufizime ndaj vendit të tij.
Presidenti rus po fliste në një takim qeveritar të transmetuar në kanalin e lajmeve Rossiya 24 të kontrolluar nga shteti.
“Ne nuk kemi qëllime të këqija kundër fqinjëve tanë,” pohon Putin.
Ai u shpreh se qeveria e tij “nuk ka nevojë” që fqinjët e saj të ndërmarrin veprime të mëtejshme që “do t’i përkeqësojnë marrëdhëniet”.
“Unë mendoj se të gjithë duhet të mendojnë se si të normalizojnë marrëdhëniet, të bashkëpunojnë normalisht dhe të zhvillojnë marrëdhëniet normalisht,” shton ai.
Kjo deklaratë vjen teksa ministrat e jashtëm nga i gjithë Perëndimi u mblodhën në Bruksel për të shqyrtuar se si të ndalojnë agresionin rus.
Putin gjithashtu përsërit pretendimin e tij të mëparshëm se të gjitha veprimet e ndërmarra nga ushtria ruse deri më tani janë bërë “ekskluzivisht në përgjigje të disa veprimeve jomiqësore kundër Federatës Ruse”.