Ballina Lajme Rajon Putin: Transferimi i gazit rus përmes Turqisë në Evropë do të ketë...

Putin: Transferimi i gazit rus përmes Turqisë në Evropë do të ketë efekt në ekonominë evropiane

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në inaugurimin e projektit të tubacionit të gazit natyror “Rrjedha Turke”, ka deklaruar se bashkëpunimi mes Rusisë dhe Turqisë zhvillohet në çdo fushë pavarësisht përpjekjeve t’i penguar ato.

Marketing

“Transferimi i gazit rus në Evropë përmes Turqisë do të ketë efekt në gjithë ekonominë evropiane”, tha Putin.

Duke folur për zhvillimet e fundit në rajon, Putin theksoi se “në këtë rajon ka tendenca drejt rritjes së tensioneve, ndërsa Turqia dhe Rusia, nga ana tjetër, shfaqin një prirje shumë ndryshe”.

Marketing
Exit mobile version