Një video e presidentit rus, Vladimir Putin duke pritur homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan është bërë virale në rrjetet sociale.
Sipas Sky News, Putin duket ne siklet dhe bën veprime të ndryshme teksa pret Erdoganin i vetëm për disa sekonda.
Mësohet se Erdogani e la në pritje për 50 sekonda homologun e tij rus, ndërsa ky i fundit u pa në siklet para kamerave.
Sipas një korrespondenti të gazetës “The National” me bazë në Abu Dhabi, Putin dukej “i trullosur”, teksa priti liderin turk.
Videoja e filmuar nga agjencia shtetërore turke e lajmeve “Anadolu” tregoi presidentin rus duke qëndruar i urtë, dhe herë pas here duke u përtypur, ndërsa kamera fokusohet në fytyrën e tij ndërsa ai qëndron vetëm.
Më vonë ai shihet duke ngritur pak supet ndërsa Erdogan ecën drejt tij. Putin buzëqeshi përpara se të shtrëngonte duart.
Dyshja ishin në Iran për një sërë bisedimesh me udhëheqësit iranianë, ndërsa Rusia kërkon të forcojë lidhjet me Iranin.
Erdogan ishte i prirur të diskutonte dërgesat e grurit nga Ukraina dhe sigurinë në Siri, ku thuhet se janë aktive si forcat ruse ashtu edhe ato iraniane.
Those 50 seconds that Erdogan made Putin wait, looking frazzled in-front of cameras say plenty of how much has changed after Ukraine: pic.twitter.com/giGirqaYYP
— Joyce Karam (@Joyce_Karam) July 19, 2022