Putin uron liderët hungarez dhe serb për rizgjedhjet e tyre

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka uruar kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për rizgjedhjen e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Në një mesazh telegram për Orban, Putin shprehu besimin se pavarësisht situatës së vështirë ndërkombëtare, zhvillimi i mëtejshëm i partneritetit ruso-hungarez përmbush plotësisht interesat e popujve të të dy vendeve.

Orban të dielën fitoi zgjedhjet duke u bërë kryeministër për herë të katërt radhazi.

Në një mesazh tjetër drejtuar Vuçiçit, Putin tha se rezultatet e votimit tregojnë plotësisht mbështetjen e gjerë të popullit serb për politikat e tij.

“Pres që aktivitetet tuaja si kreu i shtetit do të vazhdojnë të kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve të partneritetit strategjik që ekzistojnë midis vendeve tona. Kjo padyshim përmbush interesat e popujve vëllazërorë të Rusisë dhe Serbisë”, tha ai.

Vuçiç ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale, duke fituar mandatin e dytë në detyrë.

Marketing