Putini mbledh nesër Këshillin e Sigurimit, kjo është arsyeja

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të mbajë nesër, 10 tetor, mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

Marketing

Lajmi për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit u bë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan The Guardian.

Mbledhja vjen pas një shpërthimi të shtunën, 8 tetor, që shkaktoi shembjen e një pjese të një ure që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë.

Ndërkohë autoritete ukrainase kanë bërë me dije se numri i viktimave nga bombardimet ruse në Zarpozhija është 12 dhe jo 17 siç kishin njoftuar më parë.

Menjëherë pas sulmeve, këshilli i qytetit tha se 17 persona u vranë, por më vonë sqaroi dhe tha se viktimat janë 12.

Sekretari i këshillit të qytetit Anatoliy Kurtev tha se raketat goditën qytetin gjatë natës dhe se të paktën 20 shtëpi private dhe 50 ndërtesa banimi u dëmtuan.

Të paktën 40 njerëz shkuan për ndihmë në spital dhe dhjetëra të tjerë po trajtoheshin për lëndime mesatare deri të lehta, postoi zoti Kurtev në kanalin e tij Telegram./abcnews.al/