Pyetjet që do të marrin përgjigje në El Clasicot e ardhshme

Shorti i hedhur të premten për çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Mbretit bëri që Barcelona dhe Real Madridi të ndeshen mes vete edhe dy herë të tjera shtesë, këtë sezon. Përderisa këto dy klube s’janë në luftë në La Liga këtë sezon, këto ndeshje në Kupën e Mbretit nuk janë si të tjerat dhe padyshim që do të japin përgjigje në shumë pyetje.
Cila skuadër është favorite?

Marketing

“Los Blancos” nuk e filluan aspak mirë sezonin me Julen Lopeteguin, i cili u shkarkua pasi u mposht në El Clasico me rezultat 5:1. Megjithatë, emërimi i Santiago Solarit e ka ndryshuar paksa këtë situatë në klub dhe Real Madridi tani dëshiron të luftojë për të fituar tituj edhe këtë sezon.

Në anën tjetër, Barcelona është e motivuar që ta fitojë tripletën këtë sezon dhe po ashtu dëshiron ta fitojë titullin e Kupës së Mbretit për të pestën herë radhazi.

A do të luajnë Solari dhe Valverde me lojtarët më të mirë?

Gara e Kupës së Mbretit deri më tani u ka dhënë mundësi që të dy trajnerëve t’u japin pushim lojtarëve më të mirë të skuadrave të tyre. Mirëpo, për shkak të rëndësisë që kanë El Clasicot dhe pasi që tani ka ardhur faza e gjysmëfinaleve, Solari dhe Valverde mund të vendosin të luajnë me formacionin e tyre më të mirë.

A do të ketë incidente kontroverse? A do të ketë nevojë për VAR?

Real Madridi ka qenë në luftë me Federatën e Futbollit të Spanjës përgjatë këtij sezoni, pasi që nuk është pajtuar me vendimet e gjyqtarëve dhe VAR-it për shumë incidente kontroverse. Pasi që zakonisht El Clasicot përfundojnë me njërën palë duke menduar se ishin viktimë e vendimeve të gjyqtarit, pritet të shihet nëse VAR-i do t’ia lehtësojë punën gjyqtarëve.

Kush do të jetë ylli?

Përderisa gjatë sezoneve të fundit, lufta për të qenë ylli në ndeshjet e El Clasicos ka qenë zakonisht mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, këtë vit Messi mund të garojë kundër Modricit apo ndonjë lojtari tjetër surprizë nga ana e Real Madridit.