Qëllohen me armë dy persona në Zvicër

Dy persona u qëlluan dhe u plagosën në një incident, i cili ende nuk është klasifikuar si një sulm terrorist në Zvicër.

Marketing

Policia hapi të paktën pesë të shtëna, thanë dëshmitarët okularë në qytetin e Biennes, kantoni i Bernit.

“Kam dëgjuar pesë të shtëna me armë. Kur pashë nga dritarja, dy burra ishin shtrirë në dysheme”, tha një dëshmitar okular.

Sipas një prej dëshmitarëve, të shtënat i parapriu një përleshje, pas së cilës një nga burrat nxori një armë dhe gjuajti tre herë.

Ndryshe, informacionet e para jozyrtare bëhet e ditur se policia nuk po e heton si në sulm terrorist.

Marketing