Qendër informative në Malin Sharr, harta dhe informata për sportet dhe vendet atraktive

Shoqata malore “Shara ski” në Kodrën e Diellit ka hapur qendër informimi ku mund të merren të gjitha informatat rreth kësaj zone turistike. Qendër informative i njeh turistët me terrenin malor, hartat, kafshët dhe bimët që rriten në malin Sharr.

Marketing

“Kjo është një iniciativë e mirë për hapjen e një qendrës të këtillë pasi ne jemi vend malor edhe potencialet malore duhet që të shfrytëzohen dhe ne kemi shumë pak infrastrukturë në malet tona për fat të keq dhe ne duhet që sa më shumë turistë të tërheqim që t’i njoftojmë me zonat malore por edhe sportet. Kodra e Diellit me Mali Sharr kanë shumë potencial dhe një qendër e këtillë do i afron turistët”, tha Aleksandër Kirakovski – sportist.

Anëtarët e kësaj shoqate malore thonë se Maqedoni ka pak njohuri rreth sporteve malore, andaj besojnë se nisma të këtilla do të tërheqin edhe turistë të huaj.

“Kjo këtu është një vend ku mund të pyetni ku është oferta e ushqimit ­farë sporte kemi çfarë problemi keni dhe nëse keni ndonjë problem mund të vini këtu dhe kjo është një qendër e mirë informative e natyrës”, u shpreh Viktor Petrov.

Në stanet që gjenden në malin Sharr, e që janë shënuar në hartat të cilat mund t’i merrni në këtë qendër informative, mund edhe të pushoni apo merrni ushqim, po gjithashtu të karikoni celularët me energji diellore, përmes solarëve që janë vendosur në këto stane.

Marketing