Qendra e parë Ekspozuese për energji elektrike – „Matka“ pjesë e ofertës turistike e Qytetit të Shkupit

Qendra Ekspozuese „Matka“ bëhet pjesë e ofertës oficiale turistike e Qytetit të Shkupit. Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov dhe kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, Shtefan Peter nënshkruan Memorandum bashkëpunimi në mes Qytetit të Shkupit dhe EVN Maqedoni dhe me këtë, kjo qendër e para e këtij lloji në Maqedoni dhe rajon do të fitojë promovim më të madh dhe do t’a pasurojë ofertën turistike të Shkupit.

Marketing

„Qyteti i Shkupit vazhdimisht punon për krijim të përmbajtjeve të reja që do ta nxisin zhvillimin lokal ekonomik dhe do ta pasurojnë ofertën turistike. Bashkëpunimi me sektorin privat ka rëndësi të veçantë në këtë proces. Prandaj, krijimi i Qendrës Ekspozuese „Matka“ e pasuroi ofertën gjithpërfshirëse të Qytetit, ndërsa Matka përveç bukurive natyrore dhe historike, shndërrohet edhe në destinacion për lloj më të veçantë turizmi. Ne vazhdojmë të përkushtohemi në nxitje dhe krijim të përmbajtjeve të reja urbane të cilat do t’i japin Shkupit karakter modern plotësues.“, theksoi Shilegov.

Qendra Ekspozuese „Matka “, gjendet në ndërtesën autentike të hidrocentralit të vjetër në Matkë i cili daton nga viti 1938 dhe ka rëndësi të madhe historike për zhvillimin dhe urbanizimin e Qytetit të Shkupit.

„Qëllimi ynë është të realizojmë projekte të cilat janë relevante dhe të nevojshme për shoqërinë. Jemi të fokusuar në zhvillimin e vlerave të qëndrueshme të cilat kanë efekte pozitive afatgjate për të gjithë komunitetin e veçanërisht në pjesën e mbështetjes së procesit edukativ. Qëllimi ynë është të krijojmë gjenerata të reja të të rinjëve me aftësi të përshtatshme dhe njohuri, sidomos në pjesën e shkencave teknike si nevojë në rritje në Maqedoni dhe botë. Qendrën Ekspozuese „Matka“ me përmbajtjen e saj të pasur dhe moderne e edukative, e ofrojmë për shfrytëzim për sistemin arsimor maqedonas dhe do të jemi të lumtur në qoftë se çdo nxënës në Maqedoni ka mundësi t’a vizitojë këtë qendër “ theksoi Peter.

Falënderim ndaj EVN për krijimin e Qendrës Ekspozuese „Matka“ shprehu kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti. Ai njoftoi edhe për bashkëpunim me Qytetin e Shkupit për projekte me të cilat do të përmirësohet infrastruktura dhe do të lehtësohet qasja deri te lokaliteti Matka.

Në këtë Qendër ka rreth 30 eksponate të cilat me anë të qasjes multimediale dhe interaktive ju mundëson vizitorëve të fitojnë njohuri të reja për energjinë elektrike. Përfaqësues të disa universiteteve në Maqedoni, të shkollave të mesme dhe fillore si dhe përfaqësues të Byrosë për Zhvillim të Arsimit, nënshkruan Iniciativë për shfrytëzim të Qendrës Ekspozuese „Matka“ për qëllime edukative, në drejtim përparimit të procesit arsimor.

Mbi 8.000 vizitorë kanë vizituar Qendrën deri tani. Të gjitha informacionet dhe përmbajtjet janë në dispozicionin tuaj në gjuhën maqedonase, shqip dhe anglisht. Qendra Ekspozuese „Matka“ është fituese e çmimit „Muzeu i vitit“, çmim të cilin e ndan ICOM (International Council of Museums) – Maqedoni, ndërsa vitin e kaluar e fitoi çmimin nacional për përgjegjësi shoqërore të cilin e ndan Ministria e Ekonomisë.

Marketing