Qendra Kovid Tetovë, Nuredini: S’ka rast të ri me virusin Britanik

Deri më tani nuk kemi rastë të ri me virusin Britanik në Tetovë thonë nga Covid qendra. Udhëheqësi i Covid Qendrës Gëzim Nuredini, thotë se qytetarët duhet të kenë kujdes, pasi ky llojë virusi më leht shpërndaeht tek qytetarët se sa Covid 19.
“Nuk kemi raste të virusit të ri, I cili është më kontavioz dhe i cili bartet me lehtë tekë njerzit.Fatmirësisht nuk kemi, edhe pse ne jemi një qytet ku qytetarët tanë jetojnë në shumë shtete të botës. Deri më tani nuk ka po nuk e dimë cka do ndodhe në të ardhmen.”, tha Gëzim Nuredini nga Covid qendra Tetovë.
Nuredini: Rritet numri i të infektuarve me Covid 19 
Nuredini më tej shton se edhe pse në nivel shtetëror numir i personave me Covid 19 bie në Tetovë ka rritje të personave të infektuar.
“Në krahasim me 10 ditët e kaluara,kemi një nuancë të rritjes së pacientëve,edhe pse numri i pacientëve të ri të infektuar bie,por ne kemi një rritje kemi pasur 16-18 por tani 23-24 pacient, tani që flasim kemi 24 pacient të hospitalizuar.Tani për tani hapsira ka, ka edhe vende të lira.”, tha Nuredini.
Ndërtimi i Spitalit Modular në Tetovë  është në fazën e fundit që do të ketë rreth 35 shtretër,laborator dhe dhomë intenzivë për të trajtuar pacentët me Covid 19.
Marketing