Ballina Sport Qeni hyn në fushë dhe ndërpret ndeshjen për 15 minuta

Qeni hyn në fushë dhe ndërpret ndeshjen për 15 minuta

Një episod qesharak ndodhi në Argjentinë gjatë ndeshjes San Lorenzo dhe Union Santa Fe e vlefshme për kampionatin elitar kombëtar.

Marketing

Dueli u pezullua pasi një qen u fut në fushë dhe nuk donte të largohej, teksa po argëtohej në terrenin e lojës. Ai fillimisht iu afrua njërës nga dy portat përpara se të qëndronte në pjesën qendrore të fushës.

Stjuardët u përpoqën të bënin gjithçka që mundeshin po gjithçka ishte e kotë. Loja u ndërpre për afro 15 minuta para se dikush më në fund arriti të kap kafshën dhe ta kthejë tek pronari i saj.

Marketing
Exit mobile version