Qetsori: Do ta fitojë këtë BBV dhe të ardhshmin, Luizi: Do ta shohësh sa të dalësh në nominim me mua

Luiz Ejlli është bërë shënjestra kryesor e Qetsor Ferunajt që nga dita e parë në Big Brother VIP Albania.

Marketing

Ish-fituesi i BBVA është zotuar të thyej rekord duke e fituar edicionin e dytë të BBVA, por edhe atë të tretin.

Këto komente i ka bërë gjatë një debati me Luizin, i cili i ka thënë ta provojë edhe njëherë te edicioni i ardhshëm.

“Ti provo edhe një herë te treshi se në kohë je”, i ka thënë këngëtari, derisa Qetsori ia ka kthyer se do të provojë shumë gjëra, ndërsa Ejlli i ka uruar sukses.

“Do e shohësh ti si do të fitosh sa të dalësh në nominim me mua edhe me një tjetër edhe fillon i bart valixhet”, i është kundërpërgjigjur Luizi.

Marketing