Qeveria: 84 mijë administratorë përfitojnë K-15

Në buxhetin e këtij viti janë siguruar mjete për pagesën e K-15 për 84 mijë administratorë, thonë nga Qeveria.

Marketing

Nga buxheti, për këtë qëllim do të ndahen 1 miliard denarë dhe administratorëve do t’u përfitojnë regres për pushim vjetor në vlerë prej 11 mijë denarë, që është siguruar me ribalancën e buxhetit.

“Mbi 84 mijë punëtorë në administratën shtetërore do të përfitojnë 11 mijë denarë. Pagesa do të bëhet më vonë në dhjetor të këtij viti. Me këtë do të zbatohet një mbështetje tjetër e rëndësishme për punonjësit.”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Marketing