Qeveria e re planifikon në katër vitet e ardhshme të hapë 80 për qind të kapitujve në negociatat për inkuadrim në Bashkimin Evropian dhe t’i sjellë standardet evropiane në vend.
Kjo, mes tjerash, citohet në programin qeveritar për periudhën e vitit 2020-2024, në të cilën Qeveria premton edhe se do të vazhdojë me reformat në fushat e rëndësishme – qeverisja e së drejtës dhe ndërtimi i shtetit demokratik funksional – reforma në gjyqësi, reforma në administratën publike, reforma në shërbimet e sigurisë dhe luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka plan ambicioz, por real: t’i rrumbullaksojë negociatat sa më shpejtë dhe në mënyrën më të suksesshme të bëhet shtet anëtar i BE-së gjatë valës së parë të ardhshme të zgjerimit. Në vitin 2020 i fillojmë negociatat për anëtarësim dhe jemi të bindur se shteti ynë ka kapacitet, aftësi dhe vullnet deri në vitin 2024 në mandatin e kësaj Qeverie të hapë 80 për qind të kapitujve dhe të jetë së paku në nivel të njëjtë të integrimit me shtetet e Ballkanit Perëndimor të cilët për momentin negociojnë për anëtarësim me BE-në”, qëndron në Program.
Qëllimi i politikave të Qeverisë, të kryeministrit Zoran Zaev është t’i sjellë standardet dhe vlerat evropiane në vend dhe t’u mundësojë qytetarëve mënyrë evropiane të jetesës. “Unioni është sistem vlerash që nënkupton shtet juridik në të cilin të gjithë jemi të barabartë para ligjit, në të cilin rendi dhe organizimi janë të parashikueshme dhe janë pjesë e përditshmërisë sonë”, qëndron në Program.
Qeveria premton se hapja e negociatave për anëtarësim të shtetit do të fillojë me transformacion më të thellë të shoqërisë dhe gradualisht, por pranim i plotë dhe i qëndrueshëm i rregullave, parimeve dhe vlerave evropiane. Obligohet se do të sigurojë transformimi të jetë efikas dhe i suksesshëm, nërsa njëherit në të të mbrohet interesi si shtet, interesi i ekonomisë dhe qytetarëve.
Për atë qëllim, qëndron në program, do të vendoset “strukturë negociuese e motivuar, efikase dhe profesionale”, konsensus i gjërë mes partive politike, por edhe më gjërë në shoqëri rreth reformave thelbësore për inkuadrim drejt BE-së, bazë e të dhënave të të gjithë ekspertëve vendor dhe persona profesional nga diaspora të cilët në mënyrë aktive do të përfshihen në grupet e punës për negociata.
Qeveria paralajmëron edhe se do të krijojë kushte për lidhje më të mirë infrastrukturore me Brukselin, ndërsa do ta shqyrtojë mundësinë për nënshkrim të partneritetit strategjik me aviotransportuesin evropian për vendosje të linjës direkte, të rregullt me Brukselin. Do të bëhet program buxhetor i veçantë për negociata me BE-në në buxhetet dhe ministritë por edhe institucionet tjera kompetente, ndërsa në konsultime me universitetet do të mbështesë programe arsimore të reja ose të përshtatshme të cilat do të ndërtojnë kuadro për nevojat e shtetit në institucionet evropiane.
Negociatat për anëtarësim do t’i përfshijnë të gjithë – Qeverinë, administratën, Kuvendin, rregullatorët, sektorin qytetar, bashkësinë akademike, botën afariste.
Deri në fund të vitit 2020 BE-ja do të përgatisë plan të fuqishëm ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor për rimëkëmbje të ekonomive dhe përmirësim të konkurencës. Për atë qëllim Qeveria premton se të gjitha fondet pa dallim të fushës në të cilën kahëzohen do të shfrytëzohen për përforcim dhe reforma të institucioneve dhe politikave, për përparim të dialogut me të gjithë faktorët dhe do të matet ndikimi i tyre mbi inkluzionin social, barazinë gjinore, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe se fondet do t’i afrojë deri tek qytetarët.
Qeveria gjithashtu premton se do të investojë në kapitalin njerëzor në institucionet dhe jashtë tyre për përgatitje të projekteve të mëdha të cilat do të financohen përmes IPA 3 dhe përgatitje e vendit për shfrytëzim sa më të suksesshëm të fondeve të mëdha evropiane strukturore dhe të kohezionit.
Në plan është edhe vendosja e dokumentit strategjik kombëtar për ndihmë bilaterale, siç ekziston edhe dokument strategjik kombëtar për ndihmë evropiane; Linja buxhetore për negociata dhe zhvillim të politikave; Fond garantues për bashkëfinancim të projekteve dhe ndihmë gjatë zhvillimit të projekteve të mëdha dhe cilësore të BE-së, mbështetje përmes vauçer-skemave dhe konsulentë korrnizë – përpunimi i projekteve është veprimtari komerciale, për shkak të së cilës do të nxiten individët dhe ndërmarrjet të fillojnë të meren me këtë biznes dhe zhvillimi i vauçer-sistemit. Vauçer-sistemi do të jetë i arritshëm edhe për grupe tjera të tërësishme, si bujqit gjatë zhvillimit të projekteve nga IPARD programi, institucionet arsimore për Programin Erazmus+ etj, qëndron në program.
Do të formohet edhe Fond garantues për bashkëfinancim të projekteve dhe lidhshmëri me status nga interesi publik, ndërsa çdo organizatë e cila do të tërheqë mjete evropiane edhe për atë do të marrë mjete për bashkëfinancim, do ta fitojë statusin “organizatë nga interesi publik”.
Në program kushtohet vëmendje edhe në marrëdhëniet bilaterale, përmes zhvillimit të bashkëpunimit rajonal. Interes primar i vendit në bashkëpunimin rajonal është të zhvillohen masat praktike që e lehtësojnë jetën e përditshme të qytetarëve dhe i mënjanojnë barrierat për tregti më të lehtë, më shumë investime, mobilitet më të madh të kappitalit njerëzor dhe digjitalizim më të shpejtë dhe modernizim të Ballkanit Perëndimor, qëndron në Program.
Paralajmërohet edhe hapja e gjashtë vendkalimeve të reja kufitare me fqinjët me qëllim që të mundësohet komunikim më i lehtë i vendeve kufitare dhe atë Strezimir-Restelica (me Kosovën), Majden-Promahi dhe Markova Noga (me Greqinë), Klepalo (me Bullgarinë), Lojanë-Miratovac dhe Golesh-Bosiligrad (me Serbinë) dhe Xhepçishte-Trebishte (me Shqipërinë).
Edhe pse i ndërruan resorët, Nikolla Dimitrov dhe Bujar Osmani, premtuan se qëllimin do ta kenë të përbashkët – ndërsa ato janë eurointegrimet dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Ata presin që gjatë kryesimit gjerman me BE-në të mbahet edhe konferenca e parë ndërqeveritare, me çka praktikisht do të fillojnë negociatat për anëtarësim.
Dimitrov e ndërmorri funksionin nga Osmani si zëvendëskryeministër për çështje evropiane, ndërsa Osmani është shefi i ri i diplomacisë.
Dimitrov, në konferencën e përbashkët me Osmanin pardje, tre vitet e fundit i vlerësoi si historike derisa e ka kryer funksionin shef i diplomacisë, para se gjithash, siç tha, për shkak të anëtarësimit në NATO, zgjidhja e kontestit me Greqinë, dhe fillimi i procesit historik me Bullgarinë. Në periudhën e ardhshme në të cilën do të udhëheq me SÇE-në, siç theksoi, fokus në punë do ta ketë fillimin e procesit negociues për BE-në dhe udhëheqjen e suksesshme të negociatave për anëtarësim në Union.
Më 26 mars të vitit 2020 Këshilli Evropian solli vendim për fillim të negociatave me shtetin për anëtarësim në BE. Dimitrov theksoi se suksesi i përbashkët me Osmanin ka qenë dritë e gjelbërt nga marsi i këtij viti për fillim të procesit inkuadrues me BE-në.
“Proces me të cilin standardet evropiane edhe në kuptim të demokracisë dhe drejtësisë, por edhe jetesës dhe ekonomisë duhet t’i sjellim në vend, në atdheun tonë. Fokusi im edhe në SÇE do të jetë fillimi i procesit inkuadrues dhe të shfrytëzohet momenti me kryesimin gjerman dhe përkushtimin e Kancelares Angela Merkel kah fundi i vitit përfundimisht t’i fillojmë negociatat inkuadruese dhe ta hapim mjetin më të mirë për reforma në vend”, tha zëvendëskryeministri Dimitrov.
Ai shtoi se në ndonjë mënyrë do të thotë se SÇE do të jetë një nga motorët kryesor i cili do t’i shtyjë reformat përpara. Paralajmëroi se paraprinë analizë përkatësisht freski e caktuar e strukturës negociuese e cila tashmë është vendosur duke pasur parasysh metodologjinë e re të klasterëve në të cilat ka më shumë kapituj.
Dimitrov informon se më 8 shtator në Bruksel vendet-anëtare do të kenë debat rreth një versioni të propozim-korrnizës negociuese, që do ta paraqesë kryesimi gjerman me Bashkimin Evropian.
“Plani i Berlinit në korrniza të mundësive në një kohë të tillë është ky proces të përfundojë në muajin e fundit të këtij viti. Pritjet e kryesimit gjerman janë konferenca e parë ndërqeveritare të ndodh në dhjetor të këtij viti”, tha zëvendëskryeministri i ri i obliguar për Çështje Evropiane.