Qeveria: Dizajnimi i masave anti-krizë drejt përfundimit

Me rebalancin e buxhetit për vitin 2022 janë siguruar 76 milionë euro për masa të reja anti-krizë. Pakoja e re do të prezantohet në seancat e ardhshme të Qeverisë, ndërsa masat do të vlejnë për qytetarët që kanë nevojë, por edhe për një pjesë të ekonomisë.

Marketing

Zëdhënësit e qeverisë thonë se ende nuk është përcaktuar çmimi i saktë i furnizimit të energjisë.

“Ende nuk është përcaktuar ky çmim. Nga java e kaluar janë aktive grupet punuese të të dyja qeverive. Qëllimi i vizitës së delegacionit në Sofje ishte që të fitohet çmim nën çmimin e berzhës, kështu që të presim, grupi punues është aktiv dhe kur do të ketë më shumë detaje do të dihet saktë edhe çmimi për megavat në orë.”,- tha zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.

Qeveria miratoi edhe vazhdimin e gjendjes së krizës në furnizimin me energji elektrike në tërë territorin e shtetit.

“U pranua propozimi për vazhdimin e gjendjes së krizës për furnizim me energji termike në qytetin e Shkupit, deri më 30 prill 2023. Njëkohësisht u pranua edhe propozimi për vazhdimin e gjendjes së krizës me energji elektrike në tërë territorin e shtetit deri më 30 prill 2023. Propozim vendimi për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës do të dorëzohen për shqyrtim dhe miratim në Parlamentin e RMV-së.”,- tha zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha.

Në këtë seancë u potencua edhe fakti që Qeveria është në vendin e parë për transparencë në rajon dhe kjo është motiv shtesë për transparencë dhe llogaridhënie maksimale edhe në të ardhmen.