Ballina Lajme Maqedoni Qeveria do të japë donacion prej 150 tabletë kompjuterësh – ja kush...

Qeveria do të japë donacion prej 150 tabletë kompjuterësh – ja kush do t’i marrë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në kuadër të seancës së 178-të, e cila është mbajtur sot, ka sjell vendim që të shpërndajë 160 tabletë kompjuterë për shfrytëzim të përhershëm ndaj institucioneve dhe dhënësve të shërbimeve sociale në nivel nacional dhe lokal, transmeton TV21.

Marketing

Siç bëjnë të ditur nga Qeveria, bëhet fjalë për donacion të kompjuterëve tabletë të cilat do t’u jepen mbi 20 institucioneve dhe dhënësve të shërbimeve sociale, mes tyre:

– Institucioni Publik Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale (IPQNPS) e Qytetit të Shkupit,
– Qendrat ditore për ndihmë për persona me pengesa intelektuale të udhëhequra nga ana e Qendrës Republikane për ndihmë të personave me pengesa intelektuale – “Porosia Shkup”,
– Shtëpia e vogël grupore në Kavadar i udhëhequr nga ana e IPQNPS e Kavadarit
– Qendra për familje të kujdesit në Manastir e udhëhequr nga IP Shtëpia Amë në Manastir,
– Qendra ditore për Sindrom Daun në Shkup e udhëhequr nga ana e IPQNPS e Qytetit të Shkupit,
– Qendra ditore për persona me pengesa e udhëhequr nga ana e IPQNPS në Strumicë,
– Qendra ditore për persona me pengesa e udhëhequr nga ana e IPQNPS në Kumanovë,
– Qendra ditore për fëmijë në rrugë në Shuto Orizarë e udhëhequr nga Organizata Qytetare “Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve” – Shkup,
– Shoqata e të rinjve për persona të shurdhër “Shenja e Vogël” në Shkup dhe institucione të tjera.

Marketing
Exit mobile version