Qeveria do t’i shpërblejë futbollistët me nga 10.000 euro

Kryeministri Zoran Zaev sonte njoftoi se të gjithë anëtarët e Reprezentacionit të Futbollit të Maqedonisë do të shpërblehen me nga 10.000 euro.

Marketing

“Sonte në mbledhjen e Qeverisë sollëm vendim që nga rezervat e buxhetit t’i shpërblejmë të gjithë anëtarët e Reprezentacionit të Futbollit të Maqedonisë me nga 10.000 euro, për suksesin historik – plasmanin në Kampionatin Evropian. #ShkojmëNëEvropian”, shkroi kryeministri në profilin e tij në Fejsbuk.

 

Marketing