Qeveria e dytë teknike, në krye me Spasovskin do të udhëheq me vendin dhe do t’i organizojë zgjedhjet

 

Qeveria e dytë teknike prej sot e deri në njëqind ditët e ardhshme do të udhëheq me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ajo do t’i organizojë zgjedhjet parlamentare, për të cilat liderët e partive politike arritën harmonizim që të mbahen më 12 prill.

Marketing

Zëvendëskryeministri i deritanishëm dhe ministër i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, do ta kryesojë qeverinë teknike në tre muajt e ardhshëm, ndërsa në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Punës dhe Politikës Sociale janë Naqe Çulv dhe Rahela Mizrahi, të cilët janë propozim i VMRO-DPMNE-së opozitare.

Në pajtim me vendimin ligjor, kryeministrin teknik e propozon partia në pushtet, partia më e madhe opozitare i propozon ministrin e Punëve të Brendshme dhe të Punës dhe PolitikësSociale. Pushteti ka zëvendës të vetë në MPB dhe MPPS, ndërsa opozita ka zëvendës të vetë në Ministrinë e Financave, të Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe të Bujqësisë.

Zëvendësministra në MPB dhe në MPPS janë Sllavjanka Petrovska dhe Sanella Shkrijell, ndërsa zëvendës në Ministrinë e Financave, të Bujqësisë dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës janë Gordana Dimitrieska Koçoska, Cvetan Tripunovski dhe NevenkaStamenkovska Stojkovski.

Ndryshime në përbërjen lidhur me qeverinë e fundit të kryeministrit Zoran Zaev, i cili dje në mëngjes dha dorëheqje ka vetëm në pjesën e ministrave të propozuar dhe zëvendësve nga VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja, si dhe në vendin e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike. Në vendin e Koço Angjushev, i cili dha dorëheqje, do të jetë Mila Carovska, e cila ishte ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të Veriut me 101 vota “pro” pa të abstenuar dhe kundër e zgjodh qeverinë e re teknike, e cila duhet t’i organizojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 prill në pajtim me marrëveshjen e partive politike. Kryeministër në Qeverinë teknike është Oliver Spasovski.

Spasovski në ekspozenë para deputetëve theksoi se shteti ynë ndodhet në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme kur prej nesh pritet funksionim i papengueshëm i të gjitha institucioneve.

“Është koha kur duhet të organizohen zgjedhje të drejta dhe demokratike, por edhe të kryhen aktivitete për anëtarësim në NATO dhe BE”, tha ai.

Mu për atë arsye kryesimi i Qeverisë në një periudhë të këtillë për të, siç tha, paraqet sfidë të madhe dhe përgjegjësi të madhe personale, profesionale dhe politike.
Sipas Programit për punë që Spasovski ia parashtroi Kuvendit, Qeveria në periudhën deri në zgjedhjen e qeverisë së ardhshme politike për prioritete të veta strategjike i konstatoi organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve të parakohshme, të drejta dhe demokratike, anëtarësimin e barabartë të RMV-së në NATO, fillimin e suksesshëm dhe udhëheqjen e negociatave inkuadruese me BE-në, zhvillimin e ekonomisë, rritjen e punësimit produktiv dhe ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve, reformat në jurisprudencë, zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe ndërtimin e shtetit qytetar dhe kohezionit etnik mbi parimet e tolerancës dhe respektit të ndërsjellët, uljen e ndotjes së ajrit, luftës vendimtare dhe joselektive me krimin e organizuar dhe korrupsionin, përforcimin e sundimit të së drejtës përmes zbatimit të paanshëm dhe jodiskriminues të ligjeve, ndërtimin e institucioneve të pavarura dhe sistemit funksional të vetëqeverisjes lokale dhe reforma në arsim dhe investim në inovacione dhe teknologji informatike.

Marketing