Qeveria e Maqedonisë miratoi masa të reja anti KOVID-19

Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore në seancën e mbajtur sonte miratoi disa vendime dhe konkluzione në lidhje me masat për parandalimin dhe mbrojtjen nga përhapja e koronavirusit KOVID-19.

Marketing

Një nga vendimet e miratuara është ndalesa për grumbullimin në grupe të më shumë se katër personave në hapësirat publike, për gjatë tërë ditës, dhe jo si ishte deri tani pas orës 21:00.

Hapësirat publike nënëkuptojnë parqet, zonat publike ose kudo në hapësirë ​​të hapur dhe në vend.

Po ashtu u theksua nevoja e përfshirjes së ish-oficerëve të ushtrisë dhe ushtarëve profesionistë, mbi moshën 45 vjeç, në mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë në ruajtjen e rendit të institucioneve shëndetësore.

Gjithashtu u vendos që Ministria e Mbrojtjes, për nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë në trajtimin e pasojave të sëmundjes ngjitëse KOVID-19, për një periudhë të caktuar kohe të jap për nevoja ambulancat e saj.

Marketing