Presidenti, Stevo Pendarovski është optimist se këtë vjeshtë do të arrihet përparim në procesin e inkuadrimit në BE . Edhe përkundër sfidave me të cilat përballet rajoni dhe vetë Unioni në kushte të krizës korona Pendarovski porosit se rajoni ka nevojë të ketë perspektivë evropiane.
Ai pret nga qeveria e re zbatim të tërësishëm të agjendës së BE-së në fushat e rëndësishme.
“Parakushti kryesor për sukses është të mblidhen personat më të shkathët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike ose politike. Pres të shoh njerëz me kapacitete të fuqishme pro-evropiane dhe demokratike, me shënime të pastra anti-korruptuese.”, ka porositur presidenti Pendarovski, që vlerëson se mungesa e perspektivës europiane gjithmonë nxit agjendat politike alternative dhe shembuj të tillë dolën në pah edhe gjatë pandemisë kur pandemia u keqpërdor përmes lajmeve hibride dhe dezinformatave.