Qeveria, fonde për blerjen e remdesivirit

Qeveria do ta blejë ilaçin Remdesivir i pranuar në terapinë për shërimin e të infektuarve me Kovid -19. Ministria e Financave është angazhuar për Ministrinë e Shëndetësisë të sigurojë rreth 220 mijë euro për këtë muaj të blihet ilaçi.

Marketing

Pjesa tjetër prej 1.1 milionë euro për blerjen e ilaçit Remdesivir, duhet të planifikohen me buxhetin e vitit 2021. Qeveria pas seancës së sotme njoftoi se është shqyrtuar dhe miratuar teksti i harmonizuar i Memorandumit për mirëkuptim për udhëzimin për 5G për transformim digjital në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ky dokument do të nënshkruhet në Samitin digjital në Tiranë më 2 nëntor.

Marketing