Qeveria indoneziane i shpall terroriste grupet separatiste në Papua

Qeveria indoneziane ka njoftuar se i ka identifikuar si terroriste grupet separatiste në provincën Papua, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Politikës, Drejtësisë dhe Çështjeve të Sigurisë, Mohammed Mahfud, në konferencën e tij për shtyp, foli mbi aktet e dhunshme në rritje të separatistëve në gjithë Papuan në muajin e fundit.

Ministri Mahfud deklaroi se pas incidenteve, presidenti Joko Widodo bëri thirrje për një operacion kundër separatistëve në gjithë provincën.

Marketing

“Si qeveri, ne kemi vendosur të klasifikojmë si terroristë separatistët dhe grupet që përdorin dhunë në Papua”, tha ai.

Grupet separatiste, përfshirë Ushtrinë Nacionalçlirimtare të Papuas Perëndimore, të cilët kanë sulmuar ndërtesat publike në gjithë Papuan që nga fillimi i prillit, gjithashtu kanë vrarë një oficer të inteligjencës indoneziane më 25 prill.

Në përleshjet midis separatistëve dhe ushtrisë indoneziane më 25 prill, vdiq një gjeneral i ushtrisë indoneziane.

Grupet separatiste të Papuas duan të ndahen nga Indonezia, duke pretenduar se Holanda u premtoi atyre një shtet të pavarur gjatë periudhës koloniale.

Nga ana tjetër, qeveria indoneziane argumenton se Papua i përket Indonezisë sepse populli i saj ra dakord të qëndronte nën çatinë indoneziane në referendumin e vitit 1969.



. .

Marketing