Ballina Lajme Botë Qeveria italiane shtrëngon masat, ndalon kategorikisht festat familjare

Qeveria italiane shtrëngon masat, ndalon kategorikisht festat familjare

Qeveria italiane ka aprovuar një dekret të ri me masa më shtrënguese për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, e cila gjatë ditëve të fundit ka regjistruar një shtim të numrit të personave të infektuar në shifra të ngjashme me fazën më akute të pandemisë në muajt mars-prillit 2020.

Marketing

Masat e reja të vlefshme deri në 30 ditët e ardhshme parashikojnë ndalimin e organizmit të festave private si në ambiente të mbylluar ashtu dhe në ato të hapura. Ndalohen festat familjare, darkat, festat me mbi 6 të ftuar që nuk bashkëjetojnë me të zotët e shtëpisë.

Restorantet e baret nuk do të mbyllin më në ora 24.00 por në ora 21.00 të mbrëmjes. Ndalohet konsumi në këmbë e do të lejohen t’u shërbejnë klientëve vetëm lokalet që kanë tavolina në ambiente të mbyllura e të hapura.

Ndalohen të gjitha ekskursionet shkollore e ndeshjet “calceto” të sporteve të tjera me kontakt fizik e në nivel amatorial.

Për kinematë e teatrot mbetet limiti i 1000 personave në ambiente të hapura e të 200 personave në ambiente të mbyllura.

Në stadiume do të lejohet mbushja e 15% e kapacitetit të tyre por jo më shumë se 1000 spektatorë.

Diskotekat e sallat e kërcimit do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura ndërsa do të lejohen panairet e kongreset në respektim të normativës së distancimit sociale dhe të numrit të lejueshëm të pjesëmarrësve.

Vazhdon të mbetet rregulli i mbajtjes së detyrueshme të maskave si në ambient të mbyllur dhe në atë të hapur e përjashtohen fëmijët nga 0 në 6 vjeç, personat me patologji të ndryshme të pa rekomandueshëm për mbajtjen e maskave si dhe personat që kryejnë sport. E rekomandohet fortësisht mbajtja e maskave dhe në ambiente shtëpie në prani të personave me të cilët nuk bashkëjeton.

Italia në 24 orët e fundit ka regjistruar 4619 të infektuar e 39 viktima me një rritje të rasteve në 3689 duke e çuar numrin e rasteve pozitive aktive në 82 764.

Exit mobile version