Në seancën e sotme të 89-të, Qeveria me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes miratoi vendim për hyrjen dhe qëndrimin e forcave të armatosura të huaja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kjo është për qëllimin e stërvitjes në mbështetje të afërt ajrore me avionë të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara në terrenin stërvitor ushtarak “Krivollak”.
“Trajnimi, i cili është planifikuar të zhvillohet në datat 15, 19 dhe 21 tetor 2022 në terrenin e ushtarak “Krivollak”, organizohet nga Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka për qëllim rritjen e ndërveprimit ndërmjet NATO-s dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga Qeveria e RMV-së.