Në shenjë të përkrahjes së Përfaqësueses së Futbollit të Maqedonisë, e cila për herë të parë do të marrë pjesë në Euro 2020 dhe e cila më 1 qershor do të mbajë ndeshjen përgatitore, anëtarët e Qeverisë, në seancë sollën vendim që të bëhet përjashtim për mbajtjen e ndeshjeve sportive.
Gjegjësisht ndeshja përgatitore që do të mbahet më 1 qershor, në stadiumin e qytetit në Shkup të luhet me praninë 30 përqind të kapacitetit të tifozëve në tribunë.
“Për lehtësimet shtesë për ngjarjet tjera sportive, do të diskutohet në seancat tjera”, njoftuan nga Qeveria.