Qeveria: Më shumë kompetenca për Inspektoratet

Në bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Qeveria në seancën e sotme ka miratuar algoritmin për veprim nëpër shkolla në rast të paraqitjes së nxënësit me simptome, I duyshuar/pozitiv me COVID-19, sipas të cilit, nevojitet që cdo shkollë të përcaktojë person përgjegjës për konatkt me Qendrën e Shëndetit Publik.

Marketing

Në këtë seancë Qeveria I shqyrtojë dhe I miratoi propozim-ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet infective, me të cilët parashihen autorizime më të mëdha të shërbimeve inspektuese për përballjen me shkelësit e covid-protokolleve.

Ndryshimet ligjore kanë të bëjnë me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, të Punës, për Transport dhe për inspektoratet tjera të nivelit qendror e lokal.

Sipas ndryshimeve, nëse inspektorët vërtetojnë shkelje të protokolleve shëndetësore, do të kenë autorizime që në vendngjarje të shqiptojnë ndalesë të përkohshme të kryerjes së veprimtarisë në kohëzgjatje deri në 30 ditë për subjektin juridik.

Njëkohësisht, me ndryshimet ligjore do të rriten gjobat në të holla për shkelësit e protokolleve shëndetësore.

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Mbrojtje të popullatës nga sëmundje infective, do të hyjnë në fuqi prej se do të pranohen dhe miratohen nga Kuvendi I RMV-së – thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Marketing