19/11/2024
Ballina Aktuale Qeveria merr vendimin,ja kur mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Maqedonisë...

Qeveria merr vendimin,ja kur mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Mbledhja e dytë mes dy qeverive mbahet me propozim të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.

“Qeveria, në mbledhjen e sotme, me propozim të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për mbajtjen e mbledhjes së dytë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Mbledhja është paraparë të mbahet më 14 nëntor të vitit 2022, në Shkup”, thonë nga Qeveria e RMV-së