Qeveria miratoi ndryshimet në gjashtë ligjet kryesore mbi procesin e digjitalizimit

Në seancën e sotme, Qeveria miratoi ndryshimet në ligjet për kartën e identitetit, numrin amë, shtetësinë, emrin personal, dokumentet e udhëtimit të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë Veriore, regjistrimin e vendbanimit dhe vendqëndrimin e qytetarëve.

Marketing

Siç njoftuan nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Ljupço Nikolovski, ndryshimet mundësojnë qytetarit të paraqesë një kërkesë përmes mjeteve të identifikimit elektronik, përmes portalit kombëtar për shërbimet elektronike, në përputhje me rregulloret në fushën e menaxhimit elektronik dhe shërbimeve elektronike. Në të njëjtën kohë, dokumentet e nevojshme të kërkuara në procedurë, institucioni i merrë sipas detyrës zyrtare përmes platformës kombëtare për ndërveprim, në përputhje me rregulloret në fushën e qeverisjes elektronike dhe shërbimeve elektronike.

“Ligjet e përmendura si pjesa e parë e paketës së ndryshimeve, do të mundësojnë komunikim të plotë elektronik në të gjitha nivelet dhe midis të gjitha subjekteve në tregtinë ligjore, në një mënyrë që mundëson përdorimin e mjeteve për komunikim elektronik dhe identifikim elektronik. Për më tepër, këto ligje parashikojnë ofrimin elektronik të shërbimeve administrative, nga paraqtija e kërkesës deri në nxjerrjen e aktit që përfundon procedurën. Në të njëjtin kontekst, proçeset e përmendura synojnë digjitalizimin e proceseve për të cilat institucionet e sektorit publik janë kompetente dhe zvogëlimin e dëshmive që qytetarët dhe bizneset paraqesin në procedurat për ushtrimin e të drejtave ose përmbushjen e detyrimeve para organeve kompetente. Procesi i digjitalizimit si mekanizëm për parandalimin e korrupsionit do të sigurojë zvogëlimin e faktorit njerëzorë, gjegjësisht zvogëlimin e ndikimit subjektiv të zyrtarëve që kryejnë procedurat”, theksuan nga Kabineti.

Këto ndryshime siç shtohet në deklaratë janë rezultat I punës intensive I grupit të punës për përgatitjen e ndryshimeve në ligjet për digjitalizimin e proceseve të përcaktuara me ligj.

Marketing