Qeveria miratoi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike. Të njëjtin pritet ta dorëzojë në Kuvend. Nëse teksti dorëzohet deri të mërkurën, kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi cakton seancën për leximin e parë të hënën e ardhshme.
Nëse propozimi i tillë gjatë ditës ose eventualisht nesër arrin në Parlament, nuk ka dyshim se Parlamenti do t’i zbatojë obligimet e veta. Nëse vjen brenda këtyre dy ditëve, 29 korriku është dita kur mund të thërras seancën për shqyrtimin, nëse jo shëndosh pas pushimeve”.- theksoi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.
Në rast se ekziston konsensusi politik, ligji mund të miratohet në fund të muajit gusht.
Ligji mund të kalon deri në fund të gushtit. Nuk ka nevojë të shkojë deri më 15 shtator. Por kjo nuk varet nga procedurat dhe afatet në Kuvend. Ajo varet nga konsensusit që duhet ta kenë arritur partitë politike të cilat do duhet të debatojnë këtu. Nëse nuk ka konsensus, ata mund të debatojnë me javë, me ditë me amendamente dhe të tej zgjatet procedura. Në kontekstin formal, askush nuk mundet thotë se çka dhe deri kur mund të përmbyllet. A mundet edhe më shkurt? Po mundet nëse ka konsensus paraprak”.- u shpreh Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.
Në propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike, Qeveria ka paraparë që të gjithë të punësuarit në PSP të sistemohen në Prokurori për krim të organizuar. Opozita kundërshton një gjë të tillë. Sipas VMRO-DPMNE-së, lista e të punësuarve duhet shqyrtuar me qëllim që të mos paraqitet konflikt interesi.
Grupi i deputetëve të pavarur nga VMRO-DPMNE-ja për gati një javë heshtin ndaj propozimit të Qeverisë edhe pse në fillim kishin kërkuar përfshirje në bisedime dhe miratim me konsensus. Derisa Qeveria pret që propozimi i tyre të futet në procedurë parlamentare, opozita po bën shqyrtimin përfundimtar të propozimit tyre për Prokurorinë Publike dhe fatin e Speciales.