Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbrëmë vonë ka miratuar Ligjin për Prokurorinë Publike. Deri në momentet e fundit ka pasur debate dhe dakordim të qëndrimeve midis ministrave të LSDM dhe BDI. Pas miratimit Ligji është dërguar në Kuvend për procedurë të mëtejme dhe se ai pritet që të marrë dritë jeshile, pasi që është paralajmëruar se janë siguruar 80 votat e nevojshme për votimin e tij.
BDI dhe LSDM janë dakorduar që në ligj të futet edhe gjuha shqipe. Këtë më herët e bëri të ditur deputeti dhe funksionari i lartë i BDI-së, Artan Grubi.Por nuk dihet se a është në propozim-ligj a është përfshirë parimi i badinterit.