Qeveria në seancën e mbajtur dje e miratoi ribalancin e Buxhetit për vitin 2020, kumtoi pres shërbimi i qeverisë i cili paralajmëron se detajet e buxhetit plotësues do të paraqiten gjatë konferencës së sotme për shtyp.
Qeveria miratoi edhe vendim për shumën maksimale të huamarrjes së re duke lëshuar letra shtetërore me vlerë në tregun ndërkombëtar të kapitalit – eurobondeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vlerë prej 800 milionë euro.
“Duke i pasur parasysh të gjitha sfidat që janë shfaqur pas pandemisë së shpallur të KOVID-19 në nivel botëror nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, masat për mbrojtjen dhe kufizimin e lëvizjes të ndërmarra nga shtetet, ndërsa veçanërisht ndikimin e saj në tregjet e kapitalit, Ministria e Financave propozoi, ndërsa Qeveria pranoi, financimin me lëshimin e eurobondeve, të cilat do ta mbështesin likuiditetin e shtetit gjatë pandemisë, zvogëlimin e aktivitetit ekonomik, masat e marra për mbrojtje të ekonomisë dhe vendet e punës të qytetarëve si dhe rritja e shpenzimeve në sektorin e shëndetësisë”, theksohet në deklaratë.
Shuma maksimale e propozuar e huamarrjes së re me lëshimin e letrave shtetërore me vlerë në tregun ndërkombëtar të kapitalit – Eurobondi në vlerë prej 800 milionë euro do të sigurojë mbështetje financiare për mbështetjen buxhetore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2020 dhe 2021 dhe për rifinancimin e detyrimeve që rrjedhin në bazë të shlyerjes së borxhit shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qeveria e rishikoi dhe miratoi Informacionin për nevojën e emërimit të agjentit për shërbime procesi të Republikës së Maqedonisë së Veriut të përfaqësuar nga Ministria e Financave në procesin e lëshimit të një eurobondi në tregun ndërkombëtar të kapitalit dhe e obligoi Ministrinë e Punëve të Jashtme përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Londër, Britania e Madhe ta marrë rolin e agjentit për shërbimet e procesit në emër të Republikës së Maqedonisë së Veriut të përfaqësuar nga Ministria e Financave.