Në mbledhjen e sotme të qeverisë në detyrë është marrë vendim që të ndahen 250 mijë euro për përkrahjen e koalicionit Global kundër ISIS. Kjo ishte pika e vetme e rendit të ditës, ndërkaq, mbledhja filloi në ora 13:00.
Këto shpenzime është bërë e ditur se do të ndahen nga shpenzimet e paparashikuara.
“Ndahen mjete financiare në vlerë prej 250,000 (dyqindepesëdhjetë mijë euro) për përkrahjen e koalicionit Global Kundër ISIS/DAESH. Mjetet financiare nga pika 1. e këtij vendimi ndahen nga Shpenzimet e Paparashikuara, nën-programi Shpenzimet e Paparashikuara me kod 13100, nën kategoria ekonomike e rezervës”, thuhet në vendim. /Lajmi.net/
SHPËRNDAJE