Qeveria ndan 3 milion euro për federatat sportive

Qeveria në seancën e fundit, ka marrë vendim që t’iu ndaj federatave të sportit afër 3 milion euro për ti tejkaluar vështërësit të krijuara nga Pandemia COVID 19.

Marketing

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha në press konferencën e sotme njoftoi se në seancën e djeshme Qeveria e miratoi Vendimin që nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 nga Programet për masat Kovid, federatave të sportit t’iu ndajë afër 3 milion euro.

“Këto mjete u ndahen Federatave sportive, të cilave iu është lëshuar vauçer në përputhje me Ligjin për Sport, me të cilin krijohen kushte për realizimin të aktiviteteve të tyre në këto kushte të jashtëzakonshme shkaktuara nga pandemia Covid-19. Mjetet e dedikuar për mbështetje të federatave të sportit , janë pjesë e masave të Qeverisë për mbështetje të vazhdueshme të sportit dhe punëtorëve sportivë” , deklaroi Hoxha.

Marketing