Ballina Aktuale Qeveria ngrinë marzhën për drutë për ngrohje dhe peletat në 10 përqind

Qeveria ngrinë marzhën për drutë për ngrohje dhe peletat në 10 përqind

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme ka miratuar Vendimin për përcaktimin e marzhit më të lartë tregtar si kusht i veçantë në tregtinë për: drutë e dushkut; dru zjarri ahu dhe peletit për ngrohje.

Marketing

Sipas vendimit, marzhi më i lartë tregtar për këto produkte për të gjithë tregtarët është përcaktuar maksimalisht 10%, bëri të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Shuma e marzhit tregtar deri në 10% për mallrat e specifikuara do të jetë e vlefshme për të gjitha shoqëritë tregtare dhe tregtarët individual që marrin pjesë në zinxhirin tregtar në tregtinë me pakicë dhe transporti për dërgimin e mallrave tek konsumatorët e fundit nuk llogaritet në shumën e marzhit tregtar.

Arsyeja e kufizimit të marzhit tregtar bazohet në rregullimin e diferencave të çmimeve që tani janë të pranishme në tregtinë me pakicë, pra në shitjen e druve për ngrohje dhe peletit të druve për ngrohje.

Exit mobile version