Qeveria: Nuk ka rritje të pagave për zëvendëskryeministrat

Qeveria e Maqedonisë nëpërmjet një kumtese ka sqaruar se nuk është duke realizuar rritje të pagave të zëvendëskryeministrave, por ato janë duke u ndarë në bazë të koeficientit të mëhershëm. Kjo do të vazhdojë derisa Gjykata Kushtetuese ta shfuqizojë dispozitën ligjore, e cila do të vjen pasi që ligji i pagave të harmonizohet me ligjin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Marketing

“Me ligjin për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë parashihet që kryetari i Qeverisë së RM-së, nga rendi i ministrave të emërojë edhe zëvendësministra të cilët në mungesë do të zëvendësojnë ministrat. Paga e tyre duhet të verifikohet varësisht koeficientit që parashihet me ligjin për paga dhe kompensime të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në RM. Në periudhën e kaluar, ligji i pagave në raport me emërimet në punë nuk ka qenë në pajtueshmëri me ligjin e Qeverisë, për shkak të së cilës Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar dispozitën e ligjit të pagave në pjesën e zëvendëskryeministrave, për shkak se nuk është në pajtueshmëri me ligjin e Qeverisë. Në kushte të këtilla, është paraqitur pengesë për shpagim dhe pagesë të pagave të zëvendëskryeministrave. Me ndryshimet e ligjit të pagave bëhet pajtueshmëri terminologjike për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të së cilave pagat e zv. kryeministrave nuk do të rriten, por në vend se të paguhen sikur ministrat e tjerë, të njëjtët do të paguhen me të njëjtin koeficient”, thonë nga Qeveria.

Marketing